Projekti i qeshmes publike në Skenderaj

Qytetit tonë historik brenda 2 muajve do t’i shtohet edhe një projekt kreativ dhe shumë i rëndësishëm për nevojat e qytetarëve të Skenderajt dhe rrethinës.

Një qeshme publike, me fontanë moderne, e vendosur në parkun “Idriz Rreci”, një hapësirë atraksioni për banorët dhe vizitorët që vizitojnë qytetin tonë.
I projektuar dhe trajtuar edhe në aspektin historik dhe mjedisor, ku qytetarët përveç që do të shërbehen me ujë, si burim i jetës, ata mund t’a shfrytëzojnë atë edhe si hapësirë rekreative.

I tërë ky projekt është dhuratë – donacion nga humanisti dhe miku i qytetit tonë, Sali Ajdini, nga Gostivari, kurse projekti është dizajnuar nga dy të rinjë të komunës sonë, studentë të arkitekturës, Ibrahim Zabeli e Elion Ismajli.

Në emër të qytetarëve të komunës sonë falënderoj mikun tim Sali Ajdini për financimin e këtij projekti në qytetin tonë.

Urime!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë