Komuna e Drenasit bën thirrje për kursim dhe shfrytëzim racional të ujit të pijes

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, njofton qytetarët e Komunës së Drenasit se javët e fundit me ngritjen e temperaturave është shtuar konsumi, respektivisht shfrytëzimi joracional i ujit, gjë e cila ka filluar të shkaktojë çrregullim në furnizim me ujë për shumë konsumatorë.

Kompania e ujësjellësit është e obliguar që të aplikojë reduktime të rregullta nga ora 13.00 deri në ora 15.00 për qendrën e qytetit dhe Drenasin III, me qëllim që gjatë kësaj kohe të furnizohet Pokleku i Ri, Lagjen e Feronikelit dhe një pjesë të fshatit Gllobar.

Reduktime të rregullta prej orës 21.00 – 05.00, të mëngjesit do të kenë edhe Komorani II dhe fshati Zabel i Lartë, ndërsa furnizimet tjera vazhdojnë të jenë 24 orë.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që ujin e pijshëm ta shfrytëzojnë sa më arsyeshëm në këtë periudhë, për pije dhe higjienë dhe assesi për qëllime tjera që konsiderohen të paarsyeshme. Uji i pijes nuk bën në asnjë mënyrë që të keqpërdoret për çështje të panevojshme si për ujitje e larje rrugësh etj. Keqpërdoruesit e ujit që zihen duke e keqpërdorë ujin do të gjobiten sipas legjislacionit ne fuqi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë