Jashari e Lladrovci takojnë Ministrin Gent Cakaj, e përgëzojnë për diplomacinë

Kryetarët e komunave Skenderaj dhe Drenas, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, kanë takuar ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, të cilin e kanë përgëzuar “për angazhimin e tij në rrjedhat pozitive të çështjeve me interes për shqiptarët kudo jetojnë, duke arritur rezultate të shkëlqyera si asnjë herë më parë”.

Me këtë rast, në rrjetin social, Jashari dhe Lladrovci kanë cekur se “skena shqiptare dhe ndërkombëtare, kishte nevojë të madhe për vlera të reja të kësaj diplomacie kombëtare, e cila përfundimisht duhet të ecën përtej modestisë së deritashme”.

Ja postimi në rrjetin social:

Me sinqeritet ia shprehëm konsideratën e thellë z. Gent Cakaj, për angazhimin e tij në rrjedhat pozitive të çështjeve me interes për shqiptarët kudo jetojnë, duke arritur rezultate të shkëlqyera si asnjë herë më parë.

Skena shqiptare dhe ndërkombëtare, kishte nevojë të madhe për vlera të reja të kësaj diplomacie kombëtare, e cila përfundimisht duhet të ecën përtej modestisë së deritashme, në pajtim me situatën e re në rajon dhe më gjerë. Krenar me Juve, z. Cakaj!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë