Jashari dhe Lladrovci takim me Pandeli Majkon: Bashkë mund të bëjmë më shumë e më mirë

Kryetarët e dy komunave, Skenderajit dhe Drenasit, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, kanë takuar ministrin e Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majkon, të cilin e quajtën biri i vërtetë i Kosovës.

Së bashku mund të bëjmë më shumë dhe më mirë, ka shkruar në rrjetin social, z. Lladrovci.

Ja postimi i plotë i z. Lladrovci:

Me vëllain tonë, mikun e shtrenjtë, birin e vërtetë të Kosovës, me ministrin Pandeli Majko.

Së bashku mund të bëjmë më shumë dhe më mirë. Bashkë mund të zgjidhim e të përparojmë shumë çështje që gjeneratat para nesh nuk arritën përkundër dëshirave, prandaj, puna me vullnet është mbi të gjitha.

Faleminderit ministër Pandeli Majko!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë