Drenas/ Inspektohet respektimi i orarit nga subjektet afariste

Gjatë natës së sotme kanë vijuar inspektimet, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria e Kosovës, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit e COVID-19.

Në një aksion të koordinuar në mes të Drejtorisë së Inspeksionit, respektivisht drejtorit Milaim Hajdari dhe policisë së Drenasit, ku të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Komunës së Drenasit, Nazmi Hasi, Komandantja e Stacionit policor të Drenasit dhe kryeinspektori nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla, janë inspektuar kafenetë, restorantet dhe subjektet tjera afariste për të parë se a po respektohet vendimi i Qeverisë që të mos punohet pas orës 21.00.

Konkluzioni i inspektimit ishte se vendimet e Qeverisë për kufizimin e orarit të punës është duke u respektuar në përpikëri nga kafenetë, restorantet dhe subjektet tjera afariste dhe të njëjtëve u bëhet thirrje që të vazhdojnë edhe më tutje që të respektojnë vendimet e Qeverisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë