Vdes një person në Drenas nga virusi korona, Lladrovci jep lajmin e hidhur

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se një person nga kjo komunë ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit,

Sot, është një nga ditët më të rënda që prej shfaqjes së pandemisë në komunën tonë.

Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19.

Ky është rasti i parë që nga fillimi i pandemisë dhe më i rëndi për ne.

Familjes Bytyqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e anëtarës se dashur të familjes.

Shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit që përfundoi me fatalitet.

Të prekurve nga virusi covid-19, ju uroj shërim të shpejtë.

Respektoni masat dhe rekomandimet e IKSHP-së.

Mbani maskat, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, mbroni familjet Tuaja dhe shëndetin publik!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë