COVID-19- Komuna e Drenasit i shpreh ngushëllime familjes Bytyqi nga Arllati

Komuna e Drenasit, sot ka marrë lajmin e hidhur nga Klinika Infektive për vdekjen e pacientes B.B. me virusin COVID-19 dhe sëmundje tjera shoqëruese.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka ndarë dhimbjen me familjen Bytyqi nga Arllati, duke ju shprehur ngushëllime të sinqerta.

“Fatkeqësisht, sot Drenasi ka një viktimë nga virusi COVID-19. Me dhimbje kemi pranuar njoftimin nga Klinika e Pomologjisë për vdekjen e bashkëqytetares tonë e cila kishte edhe sëmundje tjera përcjellëse. Shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerës dhe bashkëndjenjë dhimbje me ta”, ka thënë kryetari Lladrovci.

E ndjera, pos identifikimin me virus COVID-19, kishte edhe sëmundje tjera.

Komuna e Drenasit, përkatësisht Shtabi Emergjent Lokal dhe Qendra Operative Lokale, shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Bytyqi për humbjen.

Duke u lutur që ky të jetë rasti i fundit, i urojmë shërim të shpejtë të të infektuarve.
Për të ruajtur shëndetin e familjes dhe tjerëve përreth, ju apelojmë për respektim të masave dhe rekomandimeve të IKSHP-së, si vendosja e maskave, mbajtja e distancës dhe dezinfektimi i shpeshtë i duarve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë