Ramiz Lladrovci për Presidentin Thaçi: E presim fitimtar!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me një postim në ditën kur pritet të intervistohet Presidenti Hashim Thaçi, ka cekur se “nga ditët e para të krijimit të UÇK-së e deri më sot, është e vërtetë e madhe dhe pakundërshtueshme se lufta e UÇK-së, ishte e drejtë dhe e pastër”.

Ai ka shkruar se Presidentin Thaçi e presim fitimtar.

Ja postimi i z. Lladrovci:

Sot, drejtësia ndërkombëtare është në test. Nga ditët e para të krijimit të UÇK-së e deri më sot, është e vërtetë e madhe dhe pakundërshtueshme se lufta e UÇK-së, ishte e drejtë dhe e pastër.

Presidenti Thaçi me UÇK-në dhe popullin e tij, ishte në anën e duhur të historisë dhe në anën e duhur me aleancën e NATO-s. E presim fitimtar!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë