Hajnat tentojnë ta vjedhin arkën e një supermarketi në Komoran

Një person, roje fizike ka raportuar se persona të panjohur në Komoran të Drenasit, kanë depërtuar me forcë në çatinë e objektit me qëllim për të vjedhur.

Të dyshuarit kishin tentuar ta vjedhin arkën e metalit të një supermarketi, të cilën e kanë ofruar deri afër një dere mbrapa objektit, raporton DrenicaOnline.

Te dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë