Njoftim për subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë

Drejtoria e Inspeksionit njofton të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë, (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme), se në rast të moszbatimit të Vendimit nr. 01/10 të datës 05.07.2020 të Qeverisë së Kosovës do të bëjë mbylljen e përkohshme të tyre, si dhe do të pasojnë edhe masa tjera ligjore.

Në përputhje me ligjin nr. 02/1-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, rekomandimeve të IKSHP-së si dhe në zbatim të Vendimit nr. 01/10 të datës 05.07.2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim dhe asistim të Policisë që nga data 06.07.2020 është duke bërë inspektimet e të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme) edhe pas orarit të rregullt të punës, prej orës 20.00 deri në orën 23.00.

Inspektimi bëhet me qëllim të zbatimit të vendimit për ndalim të funksionimit nga ora 21.00 deri në 05.00 ,të të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë.
Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke mbajtur distancën prej 1.5 metra hapësirë në mes të tavolinave, si dhe shërbimet take aëay (merre me vete).

Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë