Apel për qytetarët e Drenasit për vigjilencë ndaj zjarrvënieve

Duke u nisur nga rastet fundit të zjarrvënieve ku si pasojë e individëve të papërgjegjeshëm u dogjën 4.5 hektarë me grurë, dhe duke qenë se jemi në kohën e korrjeshirjve, temperaturave të larta dhe prirjes së disa qytetarëve për ndezjen e hamulloreve (stërnishtave), Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë – Drenas si dhe Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në parandalimin e çfarëdo lloji të zjarreve dhe zjarrvënësve, si dhe të jenë të përmbajtur në djegie të hamulloreve (stërnishtave).

Të nderuar fermerë, me djegien e hamulloreve do t’i shkaktoni dëme tokës duke shkatërruar mikroflorën dhe mikrofaunën e tokës si dhe bëni ndotjen e ambientit.

Për çfarëdo rasti ju lutemi që të thërrisni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik (integruar) emergjent – 112.

Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:

Njësinë e Shërbimin e Zjarrfikësve, Drenas në numrin e telefonit 193;
Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192;
Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit 194.
Të gjitha thirrjet janë pa pagesë

Zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë