Luftëtari i UÇK-së, Adem Bucolli: Protestuam kundër padrejtësive ndaj luftës së drejtë të UÇK-së

Në Drenas, gjatë ditës së sotme, nën masa të rrepta të emergjencës shëndetësore që ka shkaktuar pandemia, Covid-19, u protestua kundër propozim aktakuzave të bëra nga Gjykata Speciale, në drejtim të Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli.

Në protestë ishin të pranishëm 99-të protestues, shumë kjo e kufizuar nga gjendja aktuale e shkaktuar nga pandemia që ka mbërthyer globin.

I zëshëm në këtë protestë ishte edhe ish-luftëtari i UÇK-së, Adem Bucolli, i cili propozim aktakuzën nga Gjykata Speciale, e quajti si vendim të padrejtë ndaj një lufte të drejtë që zhvilloi Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Gjatë ditës së mërkurë, Bucolli u tregua i zëshëm edhe në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Drenasit, ku miratuan një deklaratë në të cilën vlerësohet lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deklarata e vlerëson të paprecedent dhe dënon publikimin e njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për aktakuzë ndaj dy liderëve kryesorë të UÇK-së, z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, duke shprehur bindjen per pafajsinë e tyre./DRENICAONLINE.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë