Thaçi i buzëqeshur pranë familjarëve të heronjve

Presidenti i vendit pak më parë ka bërë të ditur se të hënën do të niset drejtë Hagës, pas ftesës që mori nga Prokuroria Speciale.

Ndërsa pasditen e sotme Thaçi vizitoi familjen Duraj në fshatin Elezaj të Kaçanikut.

Thaçi tha se me familjarët e dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati pati një bashkëbisedim shumë të veçantë.

Presidenti ka zgjedhur që thuajse çdo ditë të vizitojë një familje tjetër nga heronjtë e vendit.

Postimi i plotë:

Si gjithmonë, edhe sot një bashkëbisedim shumë i veçantë me anëtarët e familjes Duraj dhe familjarë të tjerë të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Elezaj të Kaçanikut. Lavdi të përjetshme të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit. HTH

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë