Pastrohen dhe dezinfektohen rrugët në Komoran

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët se kjo drejtori po vazhdon aktivitetet që kanë të bëjnë me pastërtinë publike respektivisht me pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve.

Një aktivitet të tillë kjo drejtori zhvilloi në Komoran. Aktivitete të ngjashme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në pjesë të ndryshme të cilat frekuentohen shumë në komunën e Drenasit në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Me këtë rast, bëhet thirrje për kujdes të shtuar ndaj mjedisit, krahas rekomandimeve të IKSHP-së për shëndetin publik në të mirë të shoqërisë sonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë