Nënshkruhen kontratat e përfituesve të granteve të ofruara nga Help Kosova dhe Komuna e Drenasit

Me financim të Organizatës Help Kosovo dhe Komunës së Drenasit, 35 biznese të komunës së Drenasit të cilat janë shpallur përfituese të granteve kanë nënshkruar kontratat, shuma e të cilave kap vlerën e 60 mijë eurove.

Në ceremoninë e organizuar për nënshkrim të marrëveshjeve me bizneset përfituese, Nënkryetari i Komunës, Nazmi Hasi dhe drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik , Egzona Jetullahu kanë përgëzuar përfituesit e këtyre granteve, të përzgjedhur pas një procesi strikt me shpresën se ata do të arsyetojnë përzgjedhjen e tyre dhe duke uruar që projekte të tilla të kemi edhe në të ardhmen për Komunën e Drenasit.

Ndërsa drejtoresha e Help, Shqipe Breznica, duke falënderuar Komunën e Drenasit për bashkëpunim të mirëfilltë profesional uroi përfituesit dhe i njoftoi ata për hapat e mëtutjeshëm të projektit.

Këto grante janë pjesë e marrëveshjes ndërmjet Komunës së Drenasit, konkretisht Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Organizatës “Help” për mbështetjen e bizneseve me grante në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë