Edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka vazhduar dërgimin e ftesave për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kësaj radhe Specialja e ka ftuar për intervistim Elbasan Shoshaj nga Prizreni. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i OVL e UÇK, Hysni Gucati.

“Sot morra lajmin që bashkluftëtari nga Prizreni , Elbasan Shoshaj është ftuar nga Gjykata Speciale. Edhe ky luftëtar i lirisë do të dali faqebardhë nga kjo gjykatë”, ka shkruar Gucati.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë