Mbahet mbledhja e Shtabit Emergjent dhe Qendrës Emergjente Lokale

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thirrur mbledhje të Shtabit Emergjent dhe Qendrës Emergjente Lokale, në të cilën është diskutuar për situatën aktuale shëndetësore dhe hapat që duhet të ndërmarrën me tutje në funksion të ruajtjes së shëndetit publik.

Në takim u diskutua edhe për vendimin e fundit të qeverisë për masat e reja në mbrojtje të shëndetit publik dhe kërkesës për riaktivizimin e Shtabeve Emergjente. Me këtë rast Drejtori i Shëndetësisë , Arsim Haxhiu, i njoftoi anëtarët e Shtabit me statistikat e të infektuarve, me monitorimin, kontaktet dhe vizitat që u bëjnë ekipet shëndetësore si dhe bashkëpunimin me Kryqin të Kuq, dega në Drenas dhe u përgjigj në pyetjet e tyre sa i përket kësaj çështjeje. Ndërsa drejtori i Inspeksionit, Milaim Hajdari i njoftoi për masat e marra nga kjo drejtori në zbatim të rekomandimeve të IKSHP-së dhe theksoi nevojën për një disiplinë dhe vetëdijesim e përkushtim më të lartë nga ana e qytetarëve.

Shtabi Emergjent dhe Qendra Emergjente Lokale i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHP-së, pasi ruajtja e shëndetit është përgjegjësi e përbashkët e jona.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë