Administratorët e vendbanimeve të Drenasit mbrojnë pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe dënojnë publikimin aktakuzave të pakonfirmuara

Në takimin e mbajtur në mes të Organizatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dega në Drenas dhe administratorëve të vendbanimeve u diskutua për zhvillimet e fundit të paraqitjes së aktakuzave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj udhëheqësve të luftës së UÇK-së, pretendime të cilat nuk janë konfirmuar, dhe të cilat janë të motivuara politikisht.
Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së dhe administratorët njëzëri shprehen besimin për pafajësinë e pjesëtarëve të luftës së UÇK-së përmes kësaj deklarate:

DEKLARATË

Jemi thellë të indinjuar me veprimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe vlerësojmë të paprecedent publikimin e aktakuzave të pakonfirmuara ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe figurave politike të institucioneve tona. Vlerësojmë dhe shprehim bindje të plotë se lufta e UÇK-së është e pastër e drejtë, dhe se nuk mund ta njollosë asnjë gjykatë apo institucion tjetër. Prandaj, ftojmë për përkrahje në kundërshtimin tonë ndaj aktakuzave të pakonfirmuara dhe dashakeqe, për të mbrojtur vlerat e luftës për liri, për të cilën dhanë jetën heronjtë tanë të Republikës së Kosovës e Komunës së Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë