Detaje rreth rastit në Lipjan, ku u vra një person dhe u plagosen pesë të tjerë

Si pasojë e një përleshje me armë zjarri në Hallaq i Madh të Lipjanit, një person ka vdekur dhe pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se të përfshira janë dy familje nga fshati Ribar i Madh.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë, derisa vdekja e një personi është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKUK-së.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë