Veseli takon prindërit e Thaçit, i quan prindër të vëllait nga lufta

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka takuar në Burojë, prindërit e presidentit Hashim Thaçit, shkruan IndeksOnline.

Veseli këtë të fundit e quajti vëlla nga lufta.

“Në Burojë, me prindërit e Presidentit dhe vëllait tim nga lufta, Hashim Thaçi”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që ditë më parë Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për krime lufte nga Veselit dhe Thaçit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë