Hajnat thyejnë bankomatin në Komoran

Një bankomat në Komoran është thyer gjatë natës nga persona ende të panjohur, raporton DrenicaOnline.

Policia e Kosovës sot ka rrethuar vendin e ngjarjes me shirita (udhëkryqi i vjetër) dhe është duke kryer hetimet.

Deri tani nuk ka informacione nëse hajnat kanë arritur të marrin paratë, mirëpo gjatë ditës do të jepen detaje më të hollësishme./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë