Kryetari Lladrovci pret në takim KFOR-in LMT K9 të Zvicrës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim KFOR-in LMT K9 nga Zvicra, kapitenin e ekipit, Lewis Sutter dhe toger Yannica Stalder, me të cilët ka biseduar lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit.

Kryetari Lladrovci, ka falënderuar KFOR-in zviceran për bashkëpunimin e treguar në ruajtjen e sigurisë publike në vend. Po ashtu, i ka njoftuar për të arriturat, sfidat dhe projektet e planifikuara për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, për projektet në infrastrukturë publike, shëndetësi, arsim, kulturë e përgjithësisht për të arriturat dhe sfidat që ballafaqohet komuna. Kryetari Lladrovci me theks të veçantë ka njoftuar lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar nga covid-19.

Përfaqësuesit e KFOR-it LMT K9 nga Zvicra, kanë falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe kanë shtuar se bashkëpunimi do të jetë i ndërsjellë më të gjithë akterët relevant në Drenas për ruajtjen e sigurisë publike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë