Dasmë në Drenas, policia arreston një person për gjuajtje me armë

Dje pasdite, në një kolonë të dasmës nga një veturë ishte gjuajtur me armë zjarri.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Drenas, rreth orës 16 e 20 minuta, transmeton DrenicaOnline.

“Njësitë policore në teren kanë arritur ta ndalojnë veturën me targa vendore të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishek”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë