Deponon 50 euro flas në një bankë në Drenas, lajmërohet policia

Një punëtore e një banke në Drenas ka raportuar në polici se një person në bankën në fjalë kishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë 50 euro e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Policia përmes raportit për media ka njoftuar se në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë