Zv/kryeministri Tahiri pret në takim kryetarin Lladrovci, flasin për pushtetin lokal

Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, me të cilin ka diskutuar rreth çështjeve që ndërlidhen me pushtetin lokal dhe forcimin e komunikimit dhe koordinimit me pushtetin lokal.

Njoftimi i Tahirit:

Sot, pata nderin të takoj kryetarin e Drenasit, z. Ramiz Lladrovci me të cilin diskutuam çështjet që ndërlidhen me pushtetin lokal dhe forcimin e komunikimit dhe koordinimit me pushtetin lokal. Z. Lladrovci më njoftoi për sfidat me të cilat po ballafaqohet komuna e Drenasit në veçanti në kohë pandemie. E falënderova z. Lladrovci për punën dhe angazhimin e tij në zhvillimin e pushtetit lokal dhe konfirmova bashkëpunimin tim të plotë. Vijimi i projekteve dhe projektet e reja për qytetarët, është punë jona ditore!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë