Zemaj flet për vendimin për dasmat: Mos lejoni keqinterpretime

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, është deklaruar në lidhje me konfuzionin e krijuar pasi u bë e ditur se nga një korriku do të lejohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare, transmeton IndeksOnline.

Sipas tij është krijuar keqinterpretim dhe se ai si ministër nuk i ka marrë këto vendime, pasi që kur ka marrë pozitën vendimet vetëm se kanë qenë të marra, por se MSh së bashku me IKShPK-në, i kanë adresuar këto  vendime.

 

Unë kam gjetur një numër të madh të vendimeve që kanë qenë në kundërshtim me njëri tjetrin pamarrë parasysh, nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është detyrë e ministrit të shëndetësisë, ato janë vendimet që janë marrë, dhe ne i kemi adresuar me IKShPK PSHK, ne nuk kemi bërë asnjë keqkuptimit, mos lejoni keqinterpretime të dyanshme”, tha Zemaj.

 

Ai tutje kërkoi që të gjithë t’i referohen manualit të prezantuar ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ai foli dhe për lejimin që i është bërë aeroportit të Prishtinës për të operuar, duke shtuar se tutje cdo vnedim aty varet nga Ministria e Infrastrukturës dhe sqaroi se bashkatdhetarëve vetëm iu është rekomanduar se para nardhjes në Koosvë të bëjnë testin për të vërtetuar nëse janë të prekur apo jo me Covid-19.

Zemaj këto deklarata i bëri teksa ishte në një vizitë në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë