Njoftimi i fundit i QKUK’së: 42 veta në intensivë, 6 në gjendje të rëndë

QKUK’ja njofton se gjashtë persona të shtrirë në Infektivë janë në gjendje kritike. 42 pacientë po mbahen nën përkujdesje intensive. 85 nga 100 pacientët janë të infektuar me Covid – 19.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka lëshuar njoftim rreth situatës në Klinikën Infektive. Sipas njoftimin, 85 të infektuar me Covid -19 janë të shtrirë aty.

Sipas njoftimin 42 persona po trajtohen me oksigjenoterapi dhe janë nën kujdesin intensiv. Gjashtë prej tyre janë në gjendje kritike, transmeton Gazeta Express.

Komunikata e plotë:

Në raportin e datës 24.06.2020 të Klinikës Infektive në QKUK, bëhet e ditur se në klinikë janë të shtrirë 100 raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 85 raste.

42 raste janë duke u trajtuar ne reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste në gjendje kritike.

Sot nga klinika do të lirohen 8 raste të shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe 2 raste ende pozitive, por në gjedje stabile.

Në njësinë intensive tek objekti i Mjekësisë Sportive janë 3 pacientë, 1 i intibuar dhe 2 me CPAP.

Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 22 raste të dyshuara me Covid-19 dhe 4 raste me Covid-19 pozitiv

që pritet të transferohen në Klinikën Infektive.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë