Arrestohet njëri nga sulmuesit e kryeinspektorit në Drenas

Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një rast vrasje në tentativë dhe sulm ndaj personit zyrtar në Drenas (kryeinspektor), që kishte ndodhur me 29 prill të këtij viti, janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri nga ta është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Policia ka njoftuar se po ashtu është lokalizuar edhe vendndodhja e një veture, të cilën të dyshuarit e kanë shfrytëzuar për kryerjen e veprës penale ku në koordinim me prokurorin vetura është sekuestruar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë