Komuna e Drenasit i shpreh ngushëllime familjes Berisha

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i Komunës i shprehin ngushëllime me të sinqerta familjes Berisha, më rastin e vdekjes së ish-punëtorit të Komunës së Drenasit, Shaip Berisha.

Më dhimbje të thellë, stafi i Komunës ka marr lajmin për vdekjen e kolegut, Shaip Berisha i cili ka qenë një punëtorë shembullor dhe i përkushtuar në punën e tij. Komuna kujton Shaip Berishën si një kolegë e bashkëpunëtorë të mirë dhe të përgjegjshëm në detyrë.

Shaip Berisha gjatë këtij viti ka dalë në pension dhe për një periudhë mbi 40 vjeçare ka punuar në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë në Komunën e Drenasit.

Ngushëllime familjes Berisha.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë