Policia ndalon veturën me drogë në Komoran, arrestohen një mashkull dhe një femër

Në fshatin Komoran të Drenasit, mbrëmë rreth orës 23 e 30 minuta, policia ka ndaluar veturën “Golf 4” me targa vendore dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë gjetur dhe sekuestruar 2125.1 gran (2 kg e 125.1 gram) substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, transmeton DrenicaOnline.

Policia ka bërë të ditur se është njoftuar prokurori i shtetit dhe GJPP me urdhër verbal të së cilit është kontrolluar banesa (me qira) e të dyshuarit në rrugën C në Prishtinë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një peshore digjitale dhe një foli e cila shërbente për mbështjelljen dhe mbajtjen e narkotikëve, gjithashtu është sekuestruar edhe vetura Golf 4 me targa vendore dhe dy telefona.

Pas intervistimit të dyshuarit meshkull kosovar dhe femër kosovare me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë