Droga e gjetur në Komoran, kush ishin të dyshuarit e arrestuar

Mbi dy kilogramë drogë u konfiskuan mbrëmë në Komoran.

Policia njoftoi se droga u gjet pasi e ndaluan një veturë të dyshuar.

Droga e llojit mariuhanë ishte e fshehur në bagazhin e veturës.

Policia me urdhër të prokurorit kishte bastisur edhe banesën e të dyshuarve në Prishtinë ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një peshore digjitale dhe një foli e cila shërbente për mbështjelljen dhe mbajtjen e narkotikëve, gjithashtu është sekuestruar edhe vetura Golf 4 me targa vendore dhe dy telefona.

Të dyshuarit mësohet se nuk janë nga Drenasi, por ishin vetëm duke kaluar me veturë nëpër Komoran.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë