Rastet e reja me COVID-19 në Drenas, reagon kryetari Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar menjëherë pas publikimit të raportit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ku në mesin e 96 të infektuarve me COVID-19, dy raste figurojnë në Drenas.

Ky është njoftimi i Lladrovcit:

Qytetarë të nderuar të Drenasit,

Sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam për dy raste me virusin COVID-19 në komunën tonë. Të infektuarit janë nga Tersteniku dhe Verbovci, raste kontakti nga PTK dhe Ujësjellësi Rajonal KRU Prishtina. Pas njoftimit nga IKShP, ne do të ndërmarrim masat e nevojshme që këto raste të vetëizolohen.

Siç keni treguar deri tani disiplinë në zbatim të masave preventive kërkoj nga ju që edhe me tutje t’i respektoni masat e Ministrisë së Shëndetësise dhe rekomandimet e IKShP-së lidhur me pandeminë.

Me kujdes, pa panik!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë