Feronikeli fiton në shtëpi ndaj Llapit

Feronikeli ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi, në ndeshjen e xhiros së 25-të, duke mposhtur skuadrën e Llapit, me rezultat 2-1.

Gjatë pjesës së parë ishte ndeshje e hapur, duke bërë që të shënohen dy gola, nga një gol për secilën skuadër, duke përfunduar pjesa e parë me rezultat 1-1.

Së pari, Zeka realizoi nga pika e bardhë në minutën e 7-të, ndërsa Ymeri barazoi për skuadrën e Llapit në minutën e 18-të.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, përsëri nga Mevlan Zeka dhe përsëri nga pika e bardhë, në minutën e 81-të.

Feronikeli tani ka 43 pikë dhe vazhdon në pozitën e 5-të, ndërsa Llapi është në pozitën 6-të, me 37 pikë.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë