21 vjetori i Çlirimit të Skenderajt

21 vjetori i Çlirimit të Skenderajt, u shënua me nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar “Adem Jashari” në sheshin e qytetit.

Duke vazhduar tutje me nderime tek kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz duke përkujtuar kështu sakrificën e pashembullt të familjes Jashari.

Gjatë nderimit tek varrezat e Jasharve, kryetari i komunës, Bekim Jashari, bëri thirrje për unitet politik dhe për punë të vazhdueshme për të jetësuar amanetin e dëshmoreve që u flijuan për lirinë e vendit.

“ Është një ditë e madhe për qytetin tonë por edhe për gjithë shqiptaret, por për fat të keq ende nuk është dita për të cilën kanë renë këta dëshmor, kështu që uroj që vitet e tjera t`i presim më mirë, të kemi mendje të shendosh, ta duam njëri- tjetrin, të kemi unitet mes vete dhe dashuri për vendin tonë”, tha Jashari.

Drejtuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, u shpreh i pakënaqur me gjendjen në të cilën sot ndodhen disa familje të dala nga lufta.

“Sot në 21 vjetorin e çlirimit të vendit një pjesë dërmuese e invalidëve dhe veteranëve , por edhe disa familjar të dëshmoreve, janë në gjendje jo të mirë ekonomike. Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe në emër të gjithë veteranëve, sot dua të uroj Drenicën për ditën e çlirimit”, tha Gucati.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë