Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Komunës së Drenasit, Labinot Halilaj, me datë 22.06.2020 (e hënë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Komunës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa.

Mbledhja do të ketë për rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të dt. 20.05.2020.

2. Propozim Vendim për Financimin e Projektit për KB “Feronikeli”.

3. Propozim Vendim për Financimin e Projektit për KF “Drenasi”.

4. Propozim Vendim për Financimin e Projektit për KV ”Feronikeli”.

5. Propozim Vendim për Financimin e Projektit për KH “Drenica”.(M).

6. Propozim Vendim për Financimin e Projektit për KF “Feronikeli”.

7. Propozim Vendim për Financimin e Projektit për SHKA “Shotë Galica”.

8. Propozim Vendim për Financimin e Projektit për OJQ “Shqipet e Drenicës”.

9. Propozim Vendim për Financimin e Projektit për projektin e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL)-Drenas .

10. Njoftim rreth përfundimit të kontratës së shfrytëzuesit të pronës së paluajtshme të Komunës së Drenasit.

11. Propozim Vendim për miratimin e planit zhvillimor Komunal të Gllogocit 2020-2028.

12. Draft – Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2021-2023.

13. Propozim Vendim për bashkimin dhe ndarjen e parcelave kadastrave.

14. Propozim Vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport për ndërtimin e dy fushave sportive në territorin e Komunës së Drenasit.

15. Të ndryshme.

Materialin për Mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa e gjeni në ueb faqen zyrtare të komunës në këtë link: https://kk.rks-gov.net/…/dokumen…/plani-i-punes-se-kuvendit/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë