Lladrovci për Moikom Zeqon: Lamtumirë miku im, prehu në paqe!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me rastin e vdekjes së Moikom Zeqos, ka shkruar se kombi ynë ka humbur një nga personalitetet më të shquara, dijetar, artist e atdhetar.

Kryetari Lladrovci ka shkruar se “Të mërkurën e shkuar, Moikomit të madh, mikut tim, ia dëgjova zërin deri sa më ngushëllonte për Nënën Ki. Edhe pse vet nuk ishte në gjendje të mirë, ai shprehte gjithë dhimbjen dhe ngushëllimin siç dinë ta shprehin njerëzit e mëdhenj”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, kombi ynë humbi një nga personalitetet më të shquara të saj, Moikom Zeqon.

Të mërkurën e shkuar, Moikomit të madh, mikut tim, ia dëgjova zërin deri sa më ngushëllonte për Nënën Ki. Edhe pse vet nuk ishte në gjendje të mirë, ai shprehte gjithë dhimbjen dhe ngushëllimin siç dinë ta shprehin njerëzit e mëdhenj. E falënderova përzemërsisht dhe i premtova se së shpejti do ta vizitoja.

Moikomi ishte dijetar, artist e atdhetar i përmasave të jashtëzakonshme, enciklopedi e kulturës tonë. Kombi do ta ndjej mungesën e tij. Lamtumirë miku im. Prehu në paqe!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë