Lladrovci jep detaje për tre personat e prekur me COVID-19

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është deklaruar pas paraqitjes së tri rasteve me COVID-19 në rajonin e Drenasit.

Ai ka thënë se dy nga tri rastet, janë familjarë dhe jetojnë në Dardani-Prishtinë, ndërsa rasti i tretë supozohet se është rast kontakti në vendin e punës, në Prishtinë-Posta e Kosovës, ndërsa vendbanimi i tij është në Fushticë të Poshtme.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunës së Drenasit,

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot, pas testimit të katër qytetarëve me adresë nga komuna jonë, tre kanë rezultuar pozitiv.

Dy nga tri rastet, janë familjarë dhe jetojnë në Dardani-Prishtinë, ndërsa rasti i tretë supozohet se është rast kontakti në vendin e punës, në Prishtinë-Posta e Kosovës, ndërsa vendbanimi i tij është në Fushticë të Poshtme.

Apelojmë te qytetarët, të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me pandeminë.

Kujdes po, panik jo!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë