Kryetari Lladrovci uron Ditën e çlirimit qytetarëve të Drenasit!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar qytetarët Ditën e çlirimit.

Përmes një shkrimi në facebook, i pari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka kujtuar sakrificën dhe angazhimin shekullor për çlirim, të brezave të shumtë duke u kurorëzyar me Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare.

Postimi i plotë në facebook:

Qytetarë të komunës së Drenasit,

Gëzuar Dita e çlirimit!

Në këtë ditë të shënuar, kujtojmë tërë sakrificën dhe angazhimin shekullor për çlirim, të brezave të shumtë duke u kurorëzuar me Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmin që bota nuk e kishte parë më herët, në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari.

Me nderim të thellë kujtojmë të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë tonë. Kujtojmë familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, kontribuesit e të gjitha gjeneratave për çlirim. Kujtojmë me nderim të thellë edhe kontributin e vendeve pjesëtare dhe aleate të NATO-s.

Të dashur familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nderuar qytetarë,

Këtë vit, Ditën e çlirimit nuk mund ta festojmë si vitet tjera, por mendjet dhe zemrat tona janë pranë çdo qytetari dhe kontribuesi të lirisë tonë.

Qytetarë të komunës së Drenasit,

Urime Dita e Çlirimit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë