Nesër Dita e Çlirimit të Drenasit, vendosen flamuj në varrezat e dëshmorëve

Më rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Drenasit, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, në shenjë nderimi dhe respekti për të gjithë të rënët, kanë vendosur flamuj ne të gjitha varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Drenas.

Drenasi të dielën shënon 14 Qershorin, Ditën e Çlirimit. Në ora 10:00 mbahet Seanca Solemne, ndërsa duke filluar nga ora 10:20 do të behën homazhe të shtatoret ne sheshin “Fehmi Lladrovci”, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë si dhe në të gjitha varrezat e dëshmorëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë