Sherri në trafik përfundon me rrahje në Skenderaj, arrestohen pesë persona të dyshuar

Në Stacionin Policor në Skenderaj është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Sulm- lëndim i rëndë trupor’.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se rreth orës 15:15, të datës 11 qershor 2020, në rrugën ‘’Xheva e Fehmi Lladrovci” në Skenderaj, ka ndodhur një rrahje, ku njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë takuar dy viktimat të cilët kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, dhe për tretman të mëtejmë janë dërguar në Spitalin Rajonale në Mitrovicë të cilët pas tretmanit janë liruar në shtëpi. Sipas ankuesit, motivi i incidentit ka qenë një mosmarrëveshje në trafik.

Pas një pune intensive të policisë rreth orës 17:34 është arritur që të arrestohen personat e dyshuar F.K., 21 vjeçar; E.K., 19 vjeçar; E B., 19 vjeçar, Q. K., 22 vjeçar, dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “Sulm-Lëndim i rende trupor”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë