Feronikeli arkëton tri pikë në Klinë

FC Feronikeli ka arkëtuar tri pikë të reja në Klinë, duke fituar me rezultat 0-2 përballjen ndaj Dukagjinit në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Pjesa e parë ishte pa gola duke mos u tundur rrjetat e asnjërës portë.

Në pjesën e dytë, goli i parë erdhi në minutën 47-të nga Mevlan Zeka.

Ndërsa për të përmbyllur takimin u përkujdes Jean Carioca me golin e tij në minutën 85-të.

Feronikeli tani ka 40 pikë pas 24 xhirove në IPKO Superligën e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë