Rrahet një person në Drenas, policia konfiskon pistoletën e të dyshuarit

Një person është sulmuar me mjet të fortë nga një i dyshuar në Drenas.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të mërkurën në orën 13 e 17 minuta, transmeton DrenicaOnline.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë artizanale dhe një shufër metalike.

Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë