Vdes nëna e kryetarit Ramiz Lladrovci

Ka vdekur sot në orët e para të mëngjesit nëna e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Njoftimin e ka bërë vet Lladrovci në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Postimi i plotë:

Më dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë miqtë dhe dashamirët, shokët, bashkëluftëtarët dhe të afërmit, se sot në mëngjes, në ora 6:46 minuta, u nda nga ne NËNA jonë e shtrenjtë!

Ajo vdiq si Nënë e lumtur, në gjirin e Familjes tonë.

Pas një sëmundje të shkurtër, duke parë të jetësuar ëndrrën e bijve të saj, të Bijë-Nuses së ndritur, Xhevës, nga e cila mësoj të shkruaj dhe të lexoj, duke ndjerë dashurinë e madhe të bijve, bijave, nipërve e mbesave, stërmbesës, respektin e pa fund të bashkëmendimtarëve dhe të bashkëluftëtarëve të birit të saj, Fehmiut.

Duke e ditur gjendjen e pazakontë aktuale, do ju luteshim respektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Varrimi do të bëhet sot, në ora 18:00

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë