Vazhdon asfaltimi i rrugëve në Drenicë

Në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore ka vazhduar asfaltimi i disa segmenteve rrugore në fshatin Tërnavc të Komunës së Skenderajt.

Punimet nga afër i vizitoi nënkryetari Nuredin Lushtaku së bashku me drejtoreshën e urbanizmit Sanije Ahmet si dhe zyrtar të tjerë të urbanizmit, të cilët u shprehen të kënaqur më punën që po bëhet në këtë projekt, pasi që po lehtëson qarkullimin e qytetarëve.

Asfaltimi i këtyre segmenteve është në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëvë Kuçicë-Tërnac”.

Puna vazhdon…

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë