Nga Prishtina shkon në Drenicë për të hedhur mbeturina, dënohet me 100 euro gjobë

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se e ka ndëshkuar me 100 euro gjobë mandatore personin që ka hedhur mbeturina të ngurta (asfalt) në natyrë, skaj rrugës në Klinë të Epërme.

Ndotësi në këtë rast nga Prishtina, kishte hedhur mbeturinat skaj rrugës dhe falë efikasitetit të Inspektoratit, pasi është zënë në flagrancë është gjobitur sipas legjislacionit në fuqi.

“Të dashur qytetarë, për të pasur një mjedis të pastër dhe rrjedhimit jetë të shëndetshme nevojitet që secili nga ne të ruajmë mjedisin tonë ku jetojmë e veprojmë dhe t’i paraqesim tek organet përgjegjëse të gjitha rastet e shkeljeve mjedisore. Vetëm kështu, së bashku mund të arrijmë që të kemi një qytet, fshat apo lagje të pastër”, ka shkruar Kryetari i Komunës, Bekim Jashari.

Të mbajmë të pastër mjedisin dhe hapësirat publike ashtu siç i mbajmë kopshtet tona!??☘️??

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë