Lladrovci për Vokrrin: Shembull i sportistit dhe atdhetarit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se Fadil Vokrri hyri në historinë tonë të futbollit por edhe në zemrat e shumë futbolldashësve, me mjeshtrinë e tij në këtë lojë, me zemrën e madhe dhe angazhimin në skenën ndërkombëtare për futbollin tonë.

“Si shok e mik, Fadili mbetet i paharrueshëm, sepse kishte edhe shumë vlera të tjera që e cilësojnë si njeri të madh e atdhetar të devotshëm”, ka thënë Lladrovci.

Puna e tij, sipas Lladrovcit, edhe sot është shembull i sportistit dhe atdhetarit si të lartësohet futbolli dhe shteti ynë në botën e sportit.

Nderim i përjetshëm për Fadil Vokrrin!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë