Njoftim nga Drejtoria për Infrastrukturë Lokale

Drejtoria e Infrastrukturës Lokale, përkatësisht drejtori i kësaj drejtorie, Endrit Gllareva, njofton qytetarët të cilët kanë për të diskutuar lidhur me projektet infrastrukturore, se takimet mbahen dy herë në javë, të martën prej orës 14:00 si dhe të enjten nga ora 14:00.

Të interesuarit për takim, duhet të lajmërohen në katin e parë në objektin e komunës dhe të mbushin formularin me të dhënat e kërkuara për takim dhe arsyen e takimit.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë