Ish presidentja Jahjaga ishte sot në Drenas për t’i mbështetur gratë

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Nahjaga ishte sot për vizitë tek Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ku ka takuar drejtoreshën e Qendrës, Kadire Tahiraj, transmeton DrenicaOnline.

“Shkas i takimit ishte situata e vështirë financiare e kësaj Qendre, e cila gjatë kësaj periudhe të Pandemisë Covid 19, veç se është vështirësuar edhe më shumë. Dëgjova nevojat e Qendrës nga znj. Tahiraj dhe së bashku identifikuam zgjidhjet e mundëshme”, ka thënë Jahjaga.

Puna e grave punëtore të Qendrës në Drenas, sipas Jahjagës, duhet promovuar më shumë dhe mbështetur si nga shoqëria ashtu edhe nga institucionet e vendit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë