Policia: 8 të lënduar në aksidentin në Zabel të Ulët, të gjithë dërgohen në Emergjencë

Policia ka njoftuar se numri i të lënduarve në aksidentin e ndodhur në Zabel të Ulët është tetë.

Njoftimi i policisë:

Ju informoj se rreth ores 14:45 ne rrugen Drenas – Komoran ne fshatin Zabel i ulet është shkaktuar nje aksident trafiku me lendime trupore ku te perfshira ne aksident ishin nje automjet-kombi me udhtarë dhe nje veturë, ku si pasoj e aksidentit janë lenduar tetë (8) persona te cilet janë transportuar per ne emergjencë ne Prishtinë.

Njesitet relevante policore kane dale ne vendin e aksidentit dhe kanë kryer procedurat e nevojshme lidhur me hetimin e shkaqeve te ketij aksidenti, prandaj deri ne kryerjen e ketyre procedurave ky aks rrugor ka qene i mbyllur per tu hapur prap per qarkullim rreth ores 17:00. Policia e Kosovës inkurajon te gjithe qytetaret qe gjate qarkullimit me automjetet e tyre te jene me vigjilent dhe shpejtsine e automjeteve ta pershtatin me kushtet e rruges dhe shenjat e kufizimit te shpejtesise ne trafik t’i respektojne me perpikëri.

Perndryshe Policia e Kosoves vazhdon dhe do te vazhdoj ndermarrjen e masave rigoroze ndaj te gjithe atyre qe shkelin rregullat e trafikut rrugor dhe zero tolerance do te aplikohet ne ketë aspekt, me te vetmin qellim sigurine me te madhe ne rruget tona dhe shmangien e aksidenteve rrugore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë