Mësohet numri i të lënduarve në aksidentin e ndodhur në Zabel të Ulët

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Zabel i Ultë të Drenasit.

Rastin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënësi i policisë së Kosovës.

Hoxha tha se si pasojë e këtij aksident dyshohet se janë të lënduar gjashtë persona.

Ai theksoi se në aksident ishin të përfshira një kombi dhe një veturë.

Njësitet policore dhe ambulance kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe po merren me rastin.

Për momentin ky aks rrugor është i mbyllur, derisa të kryhet procedurat e nevojshme.

Policia ikurajon qytetarët që të shmangin këtë rrugë, e të përdorin rrugë alternative, që të mos krijohen kolona të gjata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë